Është hapur ekspozita “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në të cilën për një javë do të qëndrojnë 200 fotografi që flasin për qëndresën heroike të familjes Jashari dhe sakrificën më sublime të saj.
Pasardhësi i familjes Jashari, Bekimi, tha se populli shqiptar ka vuajtur shumë për liri, derisa shtoi se shteti duhet të bëjë shumë më shumë se kaq dhe ta përjetësojë historinë me fakte për brezat e tjerë.
“Kjo ekspozitë sot është ngjarje e veçantë, është një histori që gjeneratat, përveç gjeneratës tonë, në veçanti kanë nevojë gjeneratat e reja për të parë dhe për t’u njoftuar dhe të mësojnë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Populli ynë ka vuajtur shumë në veçanti populli shqiptar tashmë në shtetin e Kosovës, të ndarë padrejtësisht ashtu siç e tregon historia.
Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se kaq, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të kontraktuar e të ndihmuar, dhe t’i mbështetë njerëzit e vullnetit të mirë apo organizatat e ndryshme që të mbledhin sa më shumë fakte dhe dëshmi, më së pari për fëmijët tanë që t’i shohin dhe ta mësojnë se çfarë ka ndodhur me shekuj rresht në Kosovën tonë…
Në të gjitha trevat tona, në të gjithë fshatrat ka pasur përjetime të ndryshme, por që deshi fati që me kurorëzimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendi të çlirohet… Ne që kemi mbetur gjallë e kemi për obligim dhe detyrim të punojmë pareshtur për ta bërë Kosovën ashtu siç e deshën dëshmorët tanë, ashtu siç e deshën ata që një jetë të tërë ia kushtuan këtij vendi, lirisë tonë”, u shpreh Jashari.
E autori i ekspozitës së sotme, Sadik Krasniqi tha se kjo ekspozitë përmban mbi 200 fotografi, dhe përmes tyre arrihet tu sjellë historinë prej së afërmi vizitorëve.
“Ekspozitë e cila e kujton dhe i sjellë nga afër vizitorët e brendshëm dhe ndërkombëtarë që të njihen së afërmi me atë se çfarë ka ndodhur para 25 vitesh. Rënia e Jasharëve është një akt jashtëzakonisht sublim, i rrallë edhe i veçantë, unë e quaj dhe rast unik në historinë botërore.
Në rastin e familjes Jashari, në të gjitha organizatat dhe skemat politike ushtarake populli u mobilizua, pra ndikoi pozitivisht, u forcua dhe u konsolidua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar e ktheu mendjen nga Kosova dhe si rezultat i kësaj ngjarje u fokusuan dhe mediat ndërkombëtare, u fokusua dhe diplomacia, dhe si rezultat i mëpasshëm i gjakut të derdhur ishte edhe intervenimi i NATO-s në Kosovë. Ekspozita përmban mbi 200 fotografi që flasin për dimensione të ndryshme të familjes”, tha Krasniqi.
Për të parë nga afër ekspozitën në Muzeun e Kombëtar të Kosovës kishin ardhur edhe qytetarë.
Një ekspozitë të tillë e kishte mirëpritur edhe Adem Nika.
“Besoj që kjo është një ditë e madhe, një ditë që prezanton të gjithë luftën, sakrificën, organizimit të komandantit Adem Jashari, dhe familjes së tij. Ky është një sinonim i të gjithë brezave qe vijnë sepse kështu duhet të punohet, veprohet, kështu duhet të luftohet për lirinë e atdheut. I kam të freskëta kujtimet sidomos të sulmit të dytë që ishte në janar…Ky organizim është shumë i rëndësishëm është obligim dhe detyrim i të gjithë institucioneve posaçërisht i muzeut të Kosovës, këtu mundet njeriu të shoh shumë fotografi, shumë mjete të cilat i kanë përdorur në luftë gjatë veprimit të tij”, tha ai.
“Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri”, e cila është hapur për nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së do të qëndrojë e hapur për shtatë ditë, ku qytetarët do të mund të shohin përmes fotografive qëndresën heroike të familjes Jashari. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët