Në Tetovë është hapur një biznes i ri, "Barishte" që ka për qëllim që të ofrojë produkte të shëndetshme dhe ekskluzive për shëndetin e njeriut.

317304641 1273933369847919 6275717306719897776 n


"Barishte është nevojë dhe kërkese e të gjithë atyre që kanë ndonjë lloj shqetësimi me shëndetin e tyre por edhe për personat që deshirojnë kujdes dhe parandalim të sëmundjeve" thonë nga Barishte.

Në lidhme me arsyen se pse hapën këtë biznes, pronari thotë "Jetojmë dhe veprojmë në Tetovë dhe këtu i kemi parë problemet e shëndetit tek familjarët dhe miqtë tanë. Kjo ishte dhe arsyeja parësore!"

316462843 942287826747910 3616424210739095551 n

Por, çka ofron "Barishte"? Nga atje thonë se ofrojnë gjithçka që i duhet njeriut për të qenë i shëndoshë.
"Ofrojmë gjithçka që ka të bëje më shëndetin, trajtimin e sëmundjeve me çajra dhe vajra esencial të çertifikuara nga mjeku specialist bimorë Ylli Merja. Thjesht gjëra që vlejnë të provohen!"

317301348 469773221907743 5190070970583373423 n

Barishtja është për të gjithë që duan të jetojnë të shëndetshëm dhe ta kthejnë atë nëse rrezikohen nga ndonjë shqetësim.
"Siç thotë dhe thënia e famshme “Shëndeti mbi të gjitha”. Dhe ajo që mund të përfitohet nga bimët që kemi në Barishten tonë është shëndeti i mirë në metoda të thjeshta dhe jo shumë të kushtueshme" thonë nga Barishte.

Bizneset duhet të zhvillohen dhe për këtë, për hapin e radhës, nga Barishte thonë "Hapi i radhës së shpejti do të jenë konsulltat online me Dr. Ylli Merjan, ku secili do të mund të na i dërgoje analizat e bëra mbi një shqetësim të caktuar ku me anë të përgjigjes nga doktori do t’u caktohet edhe terapia kurative me anë të çajrave të cilat tashmë njihen si të dëshmuara"

317010653 794861491615601 8907541473198763553 n

Barishte gjendet afër Komunës së Tetovës, në rrugën "Dervish Carra" nr.65. Mund t'i kontaktoni për këshilla në numër telefoni: 0038944 346 868 ose t'i shkruani Barishtes në Facebook dhe Instagram.