LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për ndërmarrës dhe menaxherë në klubin CEED Grow për vitin 2018-2019

Hapet aplikimi për ndërmarrës dhe menaxherë në klubin CEED Grow për vitin 2018-2019

GROW Club i dedikohet ndërmarrësve në zhvillim, të cilët kërkojnë të zgjerojnë rrjetin e tyre të biznesit, të rrisin vëllimin e shitjeve dhe të përmirësojnë pozitën në treg.

CEED Grow është program atraktiv 1-vjeçar që ofron mësime të bazuara në përvojë nga ndërmarrës të suksesshëm, takime individuale me profesionistë në fushat e biznesit tuaj, takime për rrjetformim si dhe shërbime individuale që janë në përputhshmëri me objektivat dhe sfidat e kompanisë tuaj.


CEED Grow është program i zhvilluar nga CEED Kosova dhe deri më tani mbi 300 ndërmarrës nga Kosova kanë përfituar nga shërbimet e ndryshme që ky klub ofron.

Numri i anëtarëve të rinjë për këtë gjeneratë është i limituar, dhe aplikimi është i hapur deri më 25 tetor 2018. Për të aplikuar në këtë program, ju lutem klikoni KËTU

Rreth CEED Kosova

Center for Entrepreneurship and Executive Development – CEED Kosova është themeluar ne vitin 2009 nga USAID dhe SEAF, dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar që vepron në Evropën Juglindore, Azinë Juglindore dhe Afrikën e Veriut.

CEED Kosova ju ofron ndërmarrësve katër përbërës kyç që ata kanë nevojë për të përshpejtuar rritjen e biznesit të tyre – programe praktike për ngritje të kapaciteteve, lidhjet me tregjet e reja, qasjen në kapital, dhe më e rëndësishmja qasje në një komunitet në rritje të ndërmarrësve dhe menaxherëve kosovar me nivel të njëjtë të të menduarit, të cilët ndajnë rreziqet dhe sfidat që lidhen me fillimin dhe menaxhimin e një kompanie në rritje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori