LAJMI I FUNDIT:

Hapen zyrtarisht negociatat, Rama: BE-ja është ëndrra, sfida, misioni dhe fati ynë

Hapen zyrtarisht negociatat, Rama: BE-ja është ëndrra, sfida, misioni dhe fati ynë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot gjatë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. 

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se edhe pse pak kohë më parë ishte e vështirë të mendohej se zhbllokimi i procesit të anëtarësimit do të ndodhte, Shqipërisë nuk i ka shkuar kurrë në mendje të heq dorë.


Ai ka shtuar se në Shqipëri si rrallëherë ka dakordësi të plotë për të ardhmen evropiane të vendit.

“Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka. Por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian. Është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë. Është fati ynë”, tha Rama

Rama ka shtuar se gjatë historisë së Shqipërisë është hera e parë që vendi zgjedhë të ardhmen e tij.

“Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori që nuk i kemi zgjedhur. Europa është e para herë që kishim një zgjedhje të lirë. Besojmë në këtë hapësirë lirie, paqe dhe sigurie. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë,” ka thënë Rama.

Tryeza e parë ndërqeveritare, Borrell: Shqipëria do të ketë avantazhe për të përshpejtuar reformat
Lexo po ashtu Tryeza e parë ndërqeveritare, Borrell: Shqipëria do të ketë avantazhe për të përshpejtuar reformat

“Duke filluar nga sot bisedimet e anëtarësimit nuk e bën ëndrrën tonë realitet, por e bën realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit. Të gjithë e dimë se rruga jonë për të qenë këtu sot nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtimeve të pambajtura dhe rinisjeve të mundimshme. Një histori e rrokullisjes së gurit në një kodër dhe rënies. E përpjekjes për të arritur majën dhe kthyer poshtë herë pas here, si në “Mitin e Sizifit”. Por ne vazhduam të ecnim përsëri dhe përsëri, duke mos e humbur besimin tonë, edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë”, ka shtuar Rama.

“BE ka qenë gjithmonë më shumë sesa afate apo shkresa. Kërkimi ynë për Evropën do ishte kthyer në një punë jo frymëzuese, nëse kjo nuk ndodhi është se integrimi ynë në Europë është një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja, edhe pse e shtymë padrejtësisht për 3 vite me radhë”, thotë më tej Rama.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimit.

“Këto vite kanë qenë shumë sfiduese dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja. Nëse vetëm pak vite më parë do pyesnit dikë në Shqipëri nëse do të kishin menduar se do ishte një politikan pas hekurave, do kishte qeshur me ju. Tani është më ndryshe, as paratë nuk mund tu mbrojnë më”, shton Rama.

“Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga drejtësia. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër”, ka theksuar kryeministri.

Rama u zotua se tashmë në Shqipëri funksionon një drejtësi e pavarur.

“Ne shkatërruam pallatin e vjetër të drejtësisë. Tani kemi institucionet e reja, SPAK dhe BKH janë elementë thelbësorë të kësaj epoke të re. Nëse vite më parë do të kishim pyetur dikë në Shqipëri, për shanset për të parë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur para jush. Askush nuk është imun ndaj drejtësisë, as pozita, as tesera e partisë nuk mund t’i ndihmojë më. Një gjyqësor i pavarur dhe barazia para drejtësisë janë të mundshme dhe të arritshme për Shqipërinë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori