LAJMI I FUNDIT:

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicë

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicë

Sot serbët e Kosovës do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet në Serbi. Ky votim është organizuar nga OSBE-ja.

Në veri të Mitrovicës në ora 7:10 është hapur qendra e votimit në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.


Deri tani po vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë ardhur për të votuar.

Në këtë regjion është hapur një qendër votimi në Mitrovicë të veriut, një në Zveçan, një në Zubim Potok dhe tri në Leposaviq.

Numri i atyre që kanë të drejtë vote është 15.137 persona.

Siç ka njoftuar OSBE, sot do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Misioni i OSBE-së ka sqaruar se në këtë ditë do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë, dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre.

OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk janë zgjedhje klasike por qendra-grumbullimi-votimi, që ua mundëson edhe Kushtetuta jonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori