LAJMI I FUNDIT:

Hapen “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, thirrje për konsumim të produkteve vendore

Hapen “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, thirrje për konsumim të produkteve vendore

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Agjencisë KIESA ka organizuar hapjen e “Javët e Biznesit Kosovar 2023″.

Motoja e këtij viti është “BLEJ PRODUKTE VENDORE” me synim të promovojë dhe mbështesë prodhimtarinë vendore.


Eventi synon të vlerësojë dhe forcojë produktet vendore përmes politikave dhe instrumenteve të ndryshme qeveritare.

Do të zhvillohen diskutime mes përfaqësuesve qeveritar dhe komunitetit të biznesit mbi skemat mbështetëse për prodhuesit vendor.

Aktiviteti përfshiu ekspozimin e produkteve nga mbi 50 biznese prodhuese dhe rreth 40 gra ndërmarrëse anëtare të shoqatave artizanale dhe bujqësore.

Ministrja Rozeta Hajdari theksoi pasurinë e resurseve natyrore dhe njerëzore të Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Politikës Industriale 2030 për zhvillim ekonomik.

Ngjarja u përmbyll me një panel diskutimi në temën “Zhvillimi dhe Promovimi i prodhimeve vendore”, ku u prezantuan instrumentet dhe skemat mbështetëse për ndërmarrësit vendas.

Aktivitetet e “Javët e Biznesit Kosovar” do të përfshijnë konferenca, promovime dhe forume për të nxitur prodhimin dhe eksportin industrial vendor./Telegrafi/