LAJMI I FUNDIT:

Hapen bizneset por shumë pak klientë në tregjet e Tiranës

Hapen bizneset por shumë pak klientë në tregjet e Tiranës

Bizneset kryesisht ato që operojnë në tregtinë me pakicë kanë hapur sot dyert. Por rikthimi në punë ka shumë sfida dhe pasiguri për ecurinë e mëtejshme. Malli ka mbetur stok, shitje nuk ka ndërsa transporti është i bllokuar.

Pas rreth dy muajsh Adela pronare e një dyqani veshjesh në Tiranë është rikthyer në punë, me masat e kujdesit ndaj virusit.


Ajo ka ende furnizim e dimrit që vështirë se do të shitet në këto ditë pranvere. Për shkak të bllokimit, ajo nuk ka as paratë e nevojshme për të marrë furnizimin e radhës.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar, teksa kufijtë me shtetet ku ajo furnizohet janë të bllokuar pa afat.

Por këtë të hënë edhe tregtarët në tregjet e pakicës i janë rikthyer punës. Në tregun Çam në Tiranë, fluksi i vizitorëve është dukshëm më i ulët se në ditët normale.

Edhe shërbimi taksi ka rinisur këtë fillim jave. Kompanitë e licencuara kanë marrë masat duke pranuar një klientët i cili ulët vetëm në pjesën e pasme të makinës. Por edhe në këtë sektor lëvizjet janë shumë të kufizuara.

Rikthimi i normalitetit ekonomik duket se është ende larg, për aq kohë sa qytetarët po përballen me papunësi, reduktim pagash dhe pasiguri të forta për të ardhmen ekonomike./Vizion Plus

Video