Deputetët, të cilët me anë të 43 nënshkrimeve iniciuan kërkesën për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale para rreth dy javësh, nuk kanë hequr dorë nga qëndrimi i tyre.
Përkundrazi, ata konsiderojnë se Kryesia e Kuvendit e ka shkelur Kushtetutën meqë nuk ka thirrur seancë të jashtëzakonshme (më 22 dhjetor, ditën kur u mblodhën nënshkrimet) me pretekstin se nuk ka pasur kuorum, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Edhe njohësit e punës së legjislativit në Kosovë e pohojnë të njëjtën gjë, me ç’rast thonë se arsyetimi për mungesë kuorumi nuk qëndron.
Ndërkohë, sa i përket shfuqizimit të Speciales ata kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa hapa që duhet ndjekur, të cilët ndër të tjera përfshijnë edhe ndryshimet kushtetuese.
E përderisa LDK-ja është e prerë që të mos e mbështesë kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës në fjalë, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se LVV-ja ka qëndrim të njëjtë si më 2015-ën dhe se shfuqizimi duhet të bëhet në bazë të normave parlamentare.
Megjithëkëtë, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit kanë thënë se ende nuk ka ndonjë njoftim se kur mund të mbahet mbledhja për ta caktuar seancën e kërkuar për shfuqizim të Speciales.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, emri i të cilit figuron i pari në listën e atyre që kërkuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka vlerësuar se Kryesia e Kuvendit ka shkelur Kushtetutën meqë nuk ka thirrur seancën atëherë kur është kërkuar nga deputetët.
“Ne kemi kërkuar seancë, seanca është dashur të kërkohet të mblidhet më 22, atë nuk e ka bërë Kryesia, ka bërë shkelje të Kushtetutës. Nënshkrimet janë obligative për Kryesinë që të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme. Me kuorum ose pa kuorum kryetari duhet ta thërrasë mbledhjen. Shkelja e kësaj është bërë”, ka deklaruar ai. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë