LAJMI I FUNDIT:

Hapat kryesorë për të shmangur pitbullët dhe qentë e tjerë që mbase mund t’ju shpëtojnë jetën

Hapat kryesorë për të shmangur pitbullët dhe qentë e tjerë që mbase mund t’ju shpëtojnë jetën
shutterstock

Nuk janë vetëm pitbullët të gatshëm për të sulmuar. Barinjtë gjermanë, dobermanët, rotvajlerët, mastifët dhe terrierët e tjerë gjithashtu tregojnë këtë tendencë

Pitbullët në veçanti tregojnë qëndrueshmëri në betejë dhe do të vazhdojnë të sulmojnë edhe nëse kanë gjymtyrë të thyer dhe kanë gjakrrjedhje (nuk është më kot që mbarështimi, shitja, tregtimi dhe zotërimi i pitbullëve amerikanë (raca “më e mirë”) është e ndaluar me ligj në disa shtete).

Portali “Wired” i është përgjigjur pyetjes se si të mbroheni realisht nga sulmet e qenve, sidomos nga pitbullët, transmeton Telegrafi.


Qëndroni aty ku jeni

Nëse mendoni se qeni do të sulmojë, mos ikni.

Grabitqarët priren të ndjekin nëse “instinkti i gjahut” të tyre shkaktohet. As Usain Bolt nuk do të mund t’ia kalonte me vrap një qeni. Mos luani me të.

Mos tregoni shenja frike

Qëndroni të qetë. Nëse mundeni, ngjituni diku lart, si p.sh. në një pemë. Qentë mund të kërcejnë, disa pitbullë mund të kërcejnë deri në dy metra, por nuk mund të ngjiten në pemë.

Mbroni arteriet dhe venat më të mëdha

Nëse keni diçka me vete, si p.sh. një çadër, shtyjeni me të për t’i dhënë qenit diçka për të sulmuar. Mundohuni të parandaloni që të mos ju afrohet t’ju kafshojë këmbët, fytyrën dhe qafën tuaj.

Mos u përpiqni të zgjatni dorën

Kur pitbullët sulmojnë, ata shkaktojnë dëme në gjahun e tyre në atë që quhet “kafshimi, mbajtja dhe tundja”. Mundohuni t’i fusni dorën në fyt për ta ngufatur.

Mundohuni të mos bëni panik

Kur një pitbull ngul dhëmbët në dorën tuaj, ai nuk do të lëshojë. Qëndroni në këmbë sa më gjatë të jetë e mundur dhe, nëse mundeni, përpiquni ta frenoni qenin duke i vendosur dorën tuaj të lirë rreth qafës.

Luftoni ose qëndroni diku derisa dikush t’ju ndihmojë

Ose prisni që të vijë ndihma ose përpiquni të paaftësoni qenin: ngufatja është sigurisht një opsion, edhe gropat e syrit janë veçanërisht të lëndueshme. Nëse policia arrin para se të rrjedh gjak deri në vdekje, ata do të heqin qafe qenin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ata ndajnë këshillat e tyre më të mira, katër shenjat më të mençura të zodiakut

Ata ndajnë këshillat e tyre më të mira, katër shenjat më të mençura të zodiakut

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Limoni dhe soda e bukës janë produkte të përkryera për pastrimin e lavamanit të kuzhinës

Limoni dhe soda e bukës janë produkte të përkryera për pastrimin e lavamanit të kuzhinës

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Periudha më e pikëlluar e jetës e Sylvester Stallones: E ka shitur qenin e vet për 25 dollarë për të mbijetuar – tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

Periudha më e pikëlluar e jetës e Sylvester Stallones: E ka shitur qenin e vet për 25 dollarë për të mbijetuar – tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

Kalo në kategori