LAJMI I FUNDIT:

Hapat e ardhshëm për Shqipërinë deri te bërja vend anëtar i Bashkimit Evropian

Hapat e ardhshëm për Shqipërinë deri te bërja vend anëtar i Bashkimit Evropian

Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Maqedonisë së Veriut e bashkë me të edhe Shqipërisë, iu hap drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që çojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kjo ishte një lëvizje kyçe drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-s, ndërsa përgëzimet për të dy vendet vërshuan nga zyrtarë të lartë të bllokut.

Por cilat janë hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë? Si bëhen anëtare vendet kandidate? Para fillimit të negociatave të anëtarësimit, vendi kandidat dhe Komisioni Evropian vendosin të ashtuquajturën “strategji e para-anëtarësimit”, e cila çon në hartimin e një kuadri negociues nga të dyja palët. Negociatat nuk mund të fillojnë punë derisa mandati të miratohet unanimisht nga vendet anëtare të bllokut.


Në këtë proces, Komisioni Evropian duhet të jetë i kënaqur që vendi kandidat të plotësojë tre kushte, të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit. Për nisjen e bisedimeve, vendi kandidat duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, ndërsa të tjerat mund të përmbushen gjatë fazës së negociatave. Hapi i parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të legjislacionit të vendit kandidat për të parë se në çfarë mase përputhet ai me ligjet e BE-së ose me acquis communautaire.

Hapja e negociatave për anëtarësim - flamuri i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut ngriten në Bruksel
Lexo po ashtu Hapja e negociatave për anëtarësim - flamuri i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut ngriten në Bruksel

Acquis është i ndarë në 35 kapituj negociues, të mbledhur në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat individualisht mund të mbyllen vetëm me bekimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht. Pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe vendi nënshkruan Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”.

Traktati duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian, i cili duhet ta miratojë tekstin me shumicë absolute. Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë. Komisioni Evropian e përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore. Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin ‘mesatarisht të përgatitura’ në shumicën e gjashtë grupeve dhe është parë një lloj progresi. Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi.

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve dhe Bullgaria i ka rezervuar vetes të drejtën për ta bërë këtë nëse protokolli dypalësh nuk zbatohet nga Maqedonia e Veriut. Më të shpejta për të negociuar pranimin ishin Austria, Finlanda dhe Suedia, në pak më pak se dy vjet, ndërsa Kroacisë iu deshën pak më pak se tetë vjet nga fillimi i negociatave për t’u bërë anëtare e plotë e bllokut./TopChannel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori