LAJMI I FUNDIT:

Hapja e negociatave për anëtarësim – flamuri i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut ngriten në Bruksel

Hapja e negociatave për anëtarësim – flamuri i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut ngriten në Bruksel

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e marta e 19 korrikut është ditë historike.

Bashkimi Evropian më në fund zyrtarisht ka hapur negociatat për anëtarësim.

Menjëherë pas kësaj, flamujt e të dyja shteteve, janë vendosur në rendin me flamurin e BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, falënderoi përpjekjet e bëra nga presidenca paraprake e BE-së, e udhëhequr nga Franca, për zhbllokimin e bisedimeve.

“Propozimi francez shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, deklaroi ai.

Tutje falënderoi popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat e tij drejt BE-së.

“Edhe pas tre vjetësh të ndërlikuara, populli shqiptar “kurrë s’u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari rrugën evropiane”, u shpreh Rama.

Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së
Lexo po ashtu Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

Ndërkaq, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, e cilësoi një moment historik konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo u shpreh se ky është sukses i dy qeverive dhe qytetarëve që kanë punuar shumë, kanë pasur besim dhe vullnet.

Ndryshe, Shqipëri që nga viti 2014 gëzon statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Por, megjithatë kriteret e vendosura nga BE-ja morën kohë deri sot – kur pikërisht u bë nisja e hapjes së negociatave.

Hapja e negociatave për Shkupin dhe Tiranën vjen pasi më 16 korrik, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori