Studime të fundit të revistës amerikane ‘Terapia e Martesës dhe Familjes’ tregoi se 57% e meshkujve dhe 54% e femrave kanë tradhtuar të paktën një herë. A nuk njohim edhe së afërmi shumë raste që na e vërtetojnë këtë?
Shumica prej nesh, pasi dëgjojmë për tradhti në çift mendojmë 2 gjëra: ‘Nëse kjo do të më ndodhte mua, do ta lija partnerin tim menjëherë’ ose, ‘Lavdi Zotit që në marrëdhënien time nuk ka ndodhur diçka e tillë’. Derisa, një ditë, na ndodh edhe ne.
Pavarësisht mënyrës se si ndodh, të zbulosh se i dashuri yt të ka tradhtuar krijon ndjesinë e një shkatërrimi, tronditjeje, përmbysje të gjithçkaje ke besuar në jetë. Inat që kthehet në mllef, mllef që kthehet në urrejtje e brenda saj, gjithë ndjenjat e një dashurie që dikur e kishim idealizuar. Të duhet të marrësh një vendim: Të vazhdoj, apo të largohem prej tij?
Sepse në çastin kur ky ‘mallkim’ të bie edhe ty, kupton se besimi i thyer nuk arrin të mposhtë dashurinë për të cilën ke investuar aq shumë ndjenja. Partneri e pranon fajin e tij të pafalshëm, e megjithatë, premton se kjo ka për të qenë hera e fundit. Kërkoni që të 2 që ta kaloni gjithë këtë në çfarëdolloj mënyre.
Po më pas, çfarë ndodh? Si mund ta falësh një tronditje të tillë për besimin tek njeriu më i afërt? A mund ta rindërtosh atë si të mos kishte ndodhur gjë? A është e pamundur t’i kthesh gjërat ashtu siç ishin? Sipas Emily Morse, eksperte e marrëdhënieve në çift, nuk ka përse të jetë e pamundur.
Së pari, ajo sugjeron zgjidhjen më të mirë: Të folurit.
Natyrisht që do të lindin shumë pyetje të cilat mund edhe t’i mbash shënim, nëse e ndjen të nevojshme. Tani të lejohet të pyesësh për çdo detaj që kërkon të dish, dhe përgjithësisht, partneri që ka tradhtuar është i gatshëm të të rrëfehet. Duket absurde: Si mundesh të përfytyrosh partnerin tënd në plazh ose në hotel me një tjetër? Sinqeriteti shëron gjithçka, thotë ekspertja.
Dhe jo vetëm: Një studim i 1.083 bashkëshortësh të tradhtuar tregoi se ata që shfaqnin më shumë sinqeritet për një tradhti shëroheshin më shpejt dhe më tërësisht. Por kjo s’do të thotë se duhet ta bësh patjetër një hap të tillë.
Së pari, pyete veten nëse ti vërtet dëshiron të dish si është ajo ‘tjetra’, sa orgazma ka kaluar me partnerin tënd apo nëse ishte e aftë në shtrat. E nëse ndjen se në të vërtetë, e jotja është vetëm kureshtje nga ato që shkaktojnë dhimbje, më mirë mos pyet. Përveç kësaj, nuk është e këshillueshme ta tejkaloni masën duke folur për tradhtinë. Maksimumi, thotë Morse, 30 minuta herë pas here.
Së dyti, kërkoji ndihmë një profesionisti.
Je e inatosur, qan, përplas gjëra nëpër mure. Por është gjithmonë koha e duhur për t’u shëruar. Kërkoji ndihmë një profesionisti, përpiqu që duke folur me të të zbulosh prapavijat që çuan në tradhti. Terapia në çift apo terapia individuale janë të dyja të këshillueshme.
Nuk është diçka për të cilën dëshiron të mendosh në ditët e para pasi e ke mësuar por sapo ta ndjesh veten gati, drejtohu tek një psikolog a terapist. Ka shumë mundësi që të keni pasur një vakum në komunikimin tuaj përpara se tradhtia të ndodhte. Nëse vendos të mos largohesh prej tij, është e rëndësishme të njohësh arsyet që e nxitën të tradhtonte. Me këtë rrugë, mësoni të komunikoni siç duhet për të zgjidhur problemet e marrëdhënies tuaj, e kjo është një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar një tradhti të 2-të.
Së treti, duhet të dini se ribashkimi pas një tradhtie nuk ndodh brenda natës.
Gjithçka ka kohën e vet, por pasi ta flisni me njëri-tjetrin dhe me terapistët, do të nisni të ndiheni më mirë. Do të keni edhe momente gjatë të cilave nuk do ta mendoni më, por ato do të jenë kalimtare, dhe kur t’i riktheheni mendimeve të trishta do të ndjeni përsëri nevojën për t’iu hedhur në fyt partnerit tuaj për atë që ka bërë.
Dhimbja do të rikthehet herë pas here po aq e thershme, po aq djegëse sa në çastin e parë. Kjo është diçka krejt normale, sipas Morse. Është një proces, jo një recetë që ka kohë të përcaktuar. Mund të ndjeni nevojën për t’u hakmarrë, ndaj ndjenja me të cilën duhet të punoni më shumë është mëria. Kjo ndjenjë është si një vrasës serial.
Nëse ke vendosur të qëndrosh me të, duke e ndëshkuar partnerin përjetësisht është gjëja më e dëmshme për marrëdhënien tuaj. Rruga drejt faljes është e gjatë, ndaj tregohuni të butë me veten. Krijoni paqe me veten, rindërtoni ato që i quani të rëndësishme në marrëdhënien tuaj, kuptoni se cilat janë nevojat që keni të 2 dhe vendosni rregullat që ju ndihmojnë të dyve.
Së fundi, ridimensiononi mendimet tuaja.
Në vend që ta shihni një tradhti si fundin e marrëdhënies, përpiquni ta mendoni si një rilindje. E mira e gjithë kësaj është se do të nisni ta njihni veten dhe partnerin në thellësi që nuk i kishit menduar. Trajtojeni si një mundësi për të rivendosur lidhjen me miqtë dhe familjen. Duke mësuar t’i përkisni një ambienti tjetër, jashtë marrëdhënies dyshe do t’ju japë shumë dorë që të ndiheni të dashur dhe më pak të izoluar.
Koha kur marrëdhënia e dashurisë nuk do të jetë më një luftë rraskapitëse për ju duket e largët. Por nuk ka përse të jetë kështu. Filloni të ridilni, të rinjiheni, të riputheni, të ridashuroheni sepse nëse të 2 keni dëshirë të jeni ende me njëri-tjetrin, mund të habiteni sesa më e fortë dhe më e thellë do të bëhet lidhja juaj.
Burimi: Anabel, Marie Claire
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Se sa tradhtar është partneri juaj e tregon horoskopi!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian