LAJMI I FUNDIT:

Hap kapakun e dyshemesë, kolegia e saj nuk e sheh – banakierja nga Glasgow përfundon me dy brinjë të thyer

Hap kapakun e dyshemesë, kolegia e saj nuk e sheh – banakierja nga Glasgow përfundon me dy brinjë të thyer

Ky është momenti kur një banakiere përfundon e lënduar, kur kolegia e saj hap kapakun e dyshemesë që çonte në katin e parë të lokalit, duke bërë që të pësojë lëndime trupore.

Chloe Kennedy përfundoi me dy brinjë të thyer kur kolegia e saj hapi kapakun e dyshemesë për t’u furnizuar me akull, transmeton Telegrafi.


Ajo po punonte në një bar në Glasgow dhe kishte kthyer shpinën – duke mos e ditur se mikesha e saj kishte hapur kapakun në të cilin përfundoi dhe pësoi lëndime.

Megjithatë, kolegia e saj arrin ta kap në momentet e fundit, ndryshe lëndimet sigurisht se do të ishin edhe më serioze.

Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment rrëqethës, që në shikim të parë krijohej përshtypja që ajo të jetë lënduar shumë rëndë. /Telegrafi/