Hansi Flick nuk e fal as kapitenin, Raphinha dërgohet në tribunë

Anësori i Barcelonës, Raphinha, është lënë në stol për ndeshjen e La Ligës kundër Valencias, pasi mbërriti me vonesë në një seancë stërvitore, raporton RAC1.
Braziliani fillimisht pritej të ishte në formacionin titullar, por qasja strikte e trajnerit Hansi Flick ndaj disiplinës e penalizoi atë.
Flick e ka bërë të qartë se edhe vonesat më të vogla janë të papranueshme dhe përbëjnë shenjë mosrespektimi. Në sistemin e ri, çdo lojtar që vonohet përballë ndëshkimeve të menjëhershme, që variojnë nga gjoba deri te përjashtimi nga ndeshjet.

Nuk është hera e parë që futbollistët e Barcelonës ndëshkohen për këtë arsye. Jules Kounde dhe Inaki Pena janë dënuar më parë për vonesa, ndërsa Pedri ka konfirmuar se sistemi i mëparshëm me gjoba financiare është zëvendësuar nga një rregull i thjeshtë: kush vonohet, nuk luan.
Për Flickun, saktësia është thelbësore për unitetin dhe respektin e ndërsjellë brenda skuadrës.
𝐋𝐈𝐍𝐄 𝐔𝐏 🔵🔴#BarçaValencia pic.twitter.com/lL2wXWjS9b
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 14, 2025
Kjo filozofi reflekton qasjen e tij më të gjerë mbi disiplinën, rendin dhe profesionalizmin – parime të cilat i solli edhe nga periudha e tij në krye të Bayern Munich. /Telegrafi/


















































