Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Francë, takoi Guvernatorin e Bankës së Këshillit të Evropës (CEB), Rolf Wenzel, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës së Këshillit të Evropës në vitet në vijim.
Me këtë rast, ministri Hamza njoftoi Wenzel dhe stafin e Bankës për progresin e Kosovës, stabilitetin makro fiskal dhe potencialin për investime në sektorin social në Kosovë.
“Gjatë takimit, gjithashtu u theksua edhe një herë kërkesa për mbështetje financiare për projektin për banim social në Kosovë dhe për projektin për sektorin e shëndetësisë që ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për kujdesin sekondarë dhe terciar nëpër disa komuna, për të cilin studimi i fizibilitetit është në përfundim e sipër, si dhe për projektet për themelim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për të rinjtë inovator. Ministri Hamza theksoi rëndësinë e sjelljes së ekspertizës së CEB-it në sektorin social, sektor në të cilin nevojat për investime janë të mëdha. Në anën tjetër, guvernatori Wenzel, përgëzoi ministrin Hamza për stabilitetin makro fiskal dhe progresin ekonomik në rritje të Kosovës, dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e Bankës për ta mbështetur Kosovën drejtë reformave në sektorin social dhe shëndetësor, duke mos i përjashtuar edhe projektet për të rinjtë inovator që të themelojnë ndërmarrje të reja që jo vetëm do të krijojnë vende pune por do të ndihmojnë edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai gjithashtu shtoi se Kosova do të përfitojë nga Banka përveç kredive zhvillimore edhe asistencë teknike për realizimin e projekteve”, thuhet në njoftimin e MF-së.
Gjatë qëndrimit në Paris, ministri Hamza pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe OECD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Edhe pse nuk duhet ta zotërojnë atë, bankat kanë fituar para të mira nga rritja e madhe e Bitcoinit
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët