LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e cenon lirinë e asnjë komuniteti

Hamza: Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e cenon lirinë e asnjë komuniteti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë në Kuvendin e Kosovës se Kosovës lirinë nuk ia ka falur askush.

“Dhjetëra mijëra viktima, dëme të pariparueshme, jetën kanë dhënë mijëra dëshmorë. Të thuhet se me këtë ligj po cenohet liria e shprehjes është e padrejtë dhe nuk është e vërtet. Ligji nuk e cenon lirinë e asnjë komuniteti apo bashkësi fetare”, deklaroi Hamza.


Hamza thotë se Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është shumë më i rëndësishëm se ai i Pandemisë.

Ai thotë se PDK është e hapur që çdo nen apo fjali që është e papërshtatshme ta diskutojë.

“Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet pozitive t’i pranojmë. Kërkojë mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare që t’i hapet rruga në procedurë dhe të vijë me përmirësime në lexim të dytë”, tha ndër të tjera Bedri Hamza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori