LAJMI I FUNDIT:

Hamza e merr MF-në me 467 milionë euro bilanc bankar

Hamza e merr MF-në me 467 milionë euro bilanc bankar

Ministri i Financave në detyrë, Agim Krasniqi, i ka dorëzuar sot pozitën ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.

Ky i fundit merr ministrinë për herën e dytë dhe se për dallim me ministrat të tjerë e ka më të lehtë, siç deklaroi edhe vetë që njihet me stafin dhe punën në ministri.


Krasniqi me t’i dorëzuar postin, tha se e dorëzon postin me bilanc bankarë prej 467 milionë euro.

Ish-guvernatori i BQK-së, tash ministër, Bedri Hamza, tha se udhëheqja e këtij dikasteri nuk është e lehtë por që beson që në këtë ministri ka njerëz profesional dhe se ia lehtësojnë punën.

Ai po ashtu u zotua se do të kujdeset për ruajtjen e stabilitetit makro fiskal. /kp/Telegrafi/