LAJMI I FUNDIT:

Hammound: Vendimi i SHBA-ve për ushtrinë e Irakut ka çuar në rritjen e ISIS-it

Hammound: Vendimi i SHBA-ve për ushtrinë e Irakut ka çuar në rritjen e ISIS-it

Mbretëria e Bashkuar përmes sekretarit të saj të jashtëm Philip Hammond, ka shtuar kritikat ndaj sjelljes amerikane për luftën në Irak, duke thënë se gabimi më shkatërrues ishte heqja masive e mbështetësve të partisë Ba’ath nga ushtria irakiane, e cila sipas tij ka çuar direkt në formimi e Shtetit Islamik, shkruan Reuters.

“Shumë nga problemet që shohim në Irak sot rrjedhin nga ky vendim katastrofal për të çmontuar ushtrinë irakiane tha Philip Hammond.


“Ky ishte gabim më i madh pas konfliktit. Nëse do të kishim një mënyrë tjetër të të vepruarit, do të kishim parë një rezultat tjetër”, ka shtuar ai, transmeton KosovaPress.

Ai ka shtuar se është e qartë  se një numër i konsiderueshëm i ish-oficerëve Ba’athist kanë formuar bërthamën profesionale të ISIS në Siri e Irak.