LAJMI I FUNDIT:

Hamiti kërkon që garancioni për autobusët të jetë rend dite, përplasje me Ahmetin

Hamiti kërkon që garancioni për autobusët të jetë rend dite, përplasje me Ahmetin

Me të filluar mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti nga Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar qe në rend të ditës të vihet edhe pika për garancionin e 51 autobusëve.

Ai ka shtuar se duhet të lihen anash deklaratat ku thuhet se dikush po e bllokon këtë projekt.


Sami Hamiti, në fjalën e tij ka thënë se ky ka qenë një projekt i planifikuar më herët.

Ndaj këtij pretendimi replikoi kryetari Shpend Ahmeti, i cili tha se “qe 14 vite Hamiti është në komunë dhe ka lënë trafikun urban me 7 autobusë”.

Por menjëherë erdhi reagimi i Sami Hamiti, i cili iu treguar ashpër Ahmetit duke i thënë “kryetar, mos rrej”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për një kohë të gjatë ka akuzuar Ministrinë e Financave dhe Grupin e LDK-së për bllokim të këtij projekti me motive politike.

Dje në një konferencë për media, kryetari Ahmeti paralajmëroi protestë në rast se projekti vazhdon të bllokohet.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit, Avdullah Hoti, i cili shkoi në Kuvendin Komunal duke kërkuar që projekti të jetë rend dite në mbledhjen e radhës të Kuvendit.

Ndërsa, ai përsëri ka theksuar se tri pikat e urbanizmit nuk janë të ligjshme dhe do të abstenojë. /Telegrafi/