LAJMI I FUNDIT:

Hamilton kërkon më shumë respekt për Vettelin

Hamilton kërkon më shumë respekt për Vettelin
Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Fundjava japoneze në Formulën 1 ishte krejtësisht për t’u harruar për Sebastian Vettel.

Piloti gjerman bëri disa gabime dhe e mbylli në vendin e gjashtë garën, ndërsa titulli botëror tashmë është një mirazh për të.

Kritikat ndaj katër herë kampionit të botës janë shtuar, megjithatë Vettel e ka dikë që e mbron dhe nuk është as më shumë e as më pak, por vet rivali i tij Lewis Hamilton, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka kërkuar më shumë respekt për Sebastian Vettel.

“Besoj se media duhet të tregojë më shumë respekt për Vettelin. Nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është ajo që bëjmë ne, në këto nivele”.

“Është e vështire për çdo sportist që është në kulmin e aktivitetit. Është e kuptueshme që ne, si njerëz që jemi, mund të bëjmë gabime”.

“Ajo që ka rëndësi është sesi i korrigjojmë”, lexohet në postimin e Lewis Hamilton.

Një mesazh ky që te Ferrari shpresohet që të ndihmojë në moralin e Vettelit dhe në përmirësimin e paraqitjeve të tij në pistë. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori