Lewis Hamilton beson se Ferrari e ka bolidin më të shpejtë për sezonin e ri në Formula 1.

Piloti i Williams, Felipe Massa, ishte më i shpejti në ditën e parë të testimeve, mirëpo piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ishte vetëm 0.2 sekonda prapa tij.


Derisa britaniku me Mercedesin e tij ishte i katërti me 0.5 sekonda prapa Vettel.

“Ferrari është ndoshta favorit. Nuk bën që t’i anashkalojmë, pasi po bëjnë një punë të shkëlqyer”.

“Po ashtu, edhe Red Bulli është shumë i shpejtë. Do të jetë një garë shumë e ngushtë, kjo nuk ka dyshim”, ka thënë Hamilton.

Në edicionin e kaluar, kampion i Formula 1 u shpall piloti i Mercedesit, tashmë ish-kolegu i Hamilton, Nico Rosberg. /Telegrafi/

telegrafi sport app