LAJMI I FUNDIT:

Hamasi reagon pas vendimit të GJND-së për luftën e Izraelit në Gaza

Hamasi reagon pas vendimit të GJND-së për luftën e Izraelit në Gaza

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një zhvillim i rëndësishëm, ka thënë Hamasi.

Zyrtari i lartë i grupit militant palestinez, Sami Abu Zuhri tha se urdhrat kontribuojnë në izolimin e Izraelit dhe ekspozimin e krimeve në Gaza.

“Ne bëjmë thirrje që okupatori të detyrohet të zbatojë vendimet e gjykatës”, shtoi ai.


GJND-ja nuk e urdhëroi Izraelin ta ndalë luftën në Gaza - këto janë masat që duhet t'i ndërmarrin izraelitët
Lexo po ashtu GJND-ja nuk e urdhëroi Izraelin ta ndalë luftën në Gaza - këto janë masat që duhet t'i ndërmarrin izraelitët

Theksojmë se GJND-ja me këtë vendim nuk urdhëroi në mënyrë eksplicite një armëpushim në Gaza.

Ajo urdhëroi Izraelin të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjen e drejtpërdrejtë të gjenocidit në Gaza.

Ai urdhëroi gjithashtu një përmirësim të situatës humanitare.

1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të shkaktuar shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;

2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria të mos kryejë akte gjenocidale;

"Hague Shmague", ministri izraelit tallet me GJND-në pas urdhrit për të parandaluar gjenocidin në Gaza
Lexo po ashtu "Hague Shmague", ministri izraelit tallet me GJND-në pas urdhrit për të parandaluar gjenocidin në Gaza

3. Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;

4. Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar ndihmat humanitare;

5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi;

6. Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori