LAJMI I FUNDIT:

Halloween në Central Park – bëhuni gati për një festë të frikshme dhe argëtuese

Halloween në Central Park – bëhuni gati për një festë të frikshme dhe argëtuese

Ndërsa Halloween po afron, Central Park në zonën Industriale të Prishtinës është duke u përgatitur për një natë të mbushur me festime të frikshme dhe argëtuese. Me ofertat e tyre unike, Central Park po bën të gjitha përpjekjet për të bërë këtë Halloween më të paharruar se kurrë. 

Në datën 31 Tetor, nga ora 16:00, Central Park ju fton të merrni pjesë në natën më të frikshme dhe argëtuese të vitit. Të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë zbritje speciale deri në 50% në dyqanet në Central Park, si dhe të marrin pjesë në shumë aktivitete argëtuese. 

Aktivitetet përfshijnë lojëra të Halloween, “trick or treat” me ëmbëlsira speciale për festën, dhe facepainting për të gjithë ata që duan të ndihen vërtet pjesë e festës së Halloween. Plus, ka shpërblime për të gjithë pjesëmarrësit! 

Kjo është një ftesë për të gjithë: Ejani në Central Park këtë Halloween për të shijuar një natë mbushur me argëtim, surpriza dhe shpërblime! 

Por festimet nuk përfundojnë këtu. Nga ora 18:00 e të njëjtës datë, VITALAND, parku i lojërave më i madh në Kosovë, po shndërrohet në destinacionin e frikshëm për Halloween. 

Bëhuni gati për të zhytur në botën e frikës në SPOOKYLAND, me surpriza që priten në çdo kënd.  

Njëkohësisht futuni në konkursin e kostumeve Candy Hunt. Por,  kush ka kostumin më të frikshëm?! 

Bashkohuni me VitaLand në këtë aventurë e cila do të ketë argëtim për Halloween në tjetër nivel. 

Për këtë Halloween, Central Park dhe VitaLand po ofrojnë një festë të paharruar për të gjithë. Pritet një natë e mbushur me argëtim, lojëra dhe surpriza. Mos e humbisni!