LAJMI I FUNDIT:

Halkbank i ka ulur normat e interesit për kreditë konsumatore dhe hipotekare

Halkbank i ka ulur normat e interesit për kreditë konsumatore dhe hipotekare

Halkbank i ka ulur normat e interesit dhe kompenzimet për shqyrtimin e kërkesave kreditore për disa lloje të caktuara të kredive konsumatore, të banimit dhe hipotekare gjatë periudhës promocionale deri më datë 15.12.2019.

“Ndryshimet që po i zbatojmë vlejnë për produktet tona më të kërkuara dhe janë në kontekst të përmbushjes së nevojave të klientëve tanë, për shërbime më të leverdishme bankare. Besojmë se ulja e normave të interesit dhe kompensimeve për produktet më të kërkuara kreditore do të kontribuojë në realizimin e investimeve personale me ngarkesë të arsyeshme të buxhetit familjar. Ky vendim është në linjë të drejtë me misionin e Halkbank, të ofrojë shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë, duke ju propozuar zgjidhjet tona më të mira për nevojat e tyre dhe rritjen e besimit nga bashkëpunimi me Bankën”, thonë nga Halkbank.

Me ndryshimet që i zbatoi Halkbank, kredia e re konsumatore është me normë interesi prej 5,00% fikse për 2 vitet e para, shumë maksimale deri në 1.200.000 denarë, afat maksimal të kthimit deri në 120 muaj dhe me polisë të sigurimit jetësor. Të gjitha llojet e kredive konsumatore për aplikim gjatë periudhës promocionale deri më datë 15.12.2019, janë pa
kompensim për shqyrtim të kredisë.

Kredia e banimit, në ofertën e Halkbank, aprovohet pa kompensim për shqyrtim gjatë kohëzgjatjes së periudhës promocionale, respektivisht deri më datë 15 dhjetor 2019 dhe është me normë fikse interesi për 5 vitet e para. Me përfshirjen e polisës së sigurimit jetësor në produktet e Halkbank mundësohet mbrojtja e pronës nga pasojat e fatkeqësive, sigurisë së pagesës dhe mbrojtjes së tërë familjes.

Kredia hipotekare e Halkbank, me mundësi për sigurim jetësor është me normë variabile të interesit e definuar si 5,25 pikë përqindjeje plus Euribori 6 mujor për periudhë prej 1 viti, kurse për periudhën e mbetur është 5,75 pikë përqindjeje plus Euribori 6 mujor. Aplikimi është pa kompensim për shqyrtim është në dispozicion gjatë periudhës promocionale dhe
është aktiv deri më datë 15.12.2019.

Për të gjitha produktet kreditore nga oferta e Bankës, klientët mund të aplikojnë online, në këtë link, ose në degën më të afërt të Bankës.

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori