LAJMI I FUNDIT:

Haliti reagon për kërcënimet që ia bëri nënkryetari i Pejës koordinatorit të PDK-së

Haliti reagon për kërcënimet që ia bëri nënkryetari i Pejës koordinatorit të PDK-së

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka reaguar për kërcënimin që ia ka bërë koordinatorit të kësaj partie, Arton Muhaxheri, nënkryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Shkumbin Gashi.

Haliti përmes një reagimi për media, ka thënë se dega e PDK-së në Pejë dënon veprime të tilla, e sidomos ato të karakterit politikë.

Ky është reagimi i plotë i Xhavit Halitit:

Shpreh shqetësimin tim në lidhje me rastin e kanosjes së Koordinatorit të PDK-së në Pejë z. Arton Muhaxheri nga Nënkryetari i Komunes së Pejës.

Unë si kryetar i Degës jam njoftuar në lidhje me rastin përmes z. Muhaxheri dhe mediave elektronike dhe të shkruara se i njëjti është kanosur me jetë nga Nënkryetari i Komunës së Pejës Shkumbin Gashi.

Pa dashur të jap ndonjë konstatim rreth kësaj çështje duke pasur parasysh se rasti është paraqitur në organet e ndjekjes kam inkurajuar jo vetëm Artonin por secilin aktivist të PDK-së i cili eventualisht mund t’i ekspozohet rrezikut për jetë nga individ të papërgjegjshëm t’i drejtohen organeve të ndjekjes.

PDK, Dega në Pejë i dënon veprimet e tilla e sidomos ato të karakterit politik ndaj zyrtarëve të saj, sepse mendimi dhe fjala e lirë është e garantuar edhe me Kreun e II-të të Kushtetutës së Kosovës dhe organet e ndjekjes janë të detyruara t’i mbrojnë përmes mekanizmave të tyre këto vlera.

Shpresojmë që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen por secili keqkuptim eventual të zgjidhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. PDK në Pejë do ta vazhdojë aktivitetin e saj drejtë sukseseve të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori