LAJMI I FUNDIT:

Haliti për veprimin e PDK-së ndaj RTVD: Nuk e kisha leshu atë deklaratë, mendoj që mundet me u diskutu prapë

Haliti për veprimin e PDK-së ndaj RTVD: Nuk e kisha leshu atë deklaratë, mendoj që mundet me u diskutu prapë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar qëndrimet e partisë së tij lidhur me RTV Dukagjinin.

Në televizionin publik ai tha se është kundër deklaratës që është lëshuar ndaj RTVD.


Haliti u shpreh se nuk ka qenë në mbledhjen e partisë kur është bërë deklarata.

“Unë personalisht nuk e kisha leshu atë deklaratë, mendoj që mundet me u diskutu prapë. Nuk kam marrë pjesë në mbledhjen kur është bërë gati deklarata”, tha Haliti.

AGK: Qasja e PDK-së dhe LDK-së ndaj RTV Dukagjinit, përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes
Lexo po ashtu AGK: Qasja e PDK-së dhe LDK-së ndaj RTV Dukagjinit, përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes

Ndryshe, shefi i shtabit të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i në një konferencë për media ka njoftuar se PDK-ja nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me ‘TV Dukagjinin’ dhe e ka akuzuar këtë televizion për propagandë politike.

Gjatë ditës edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka shfaqur akuza ndaj ‘RTV Dukagjinit”.

Në një komunikatë për media thuhet se LDK fton qytetarët të mos bien në kurthin propagandistik të TV Dukagjinit dhe Lëvizjes Vetëvendosjes.

RTV Dukagjini reagon pas akuzave nga PDK e LDK
Lexo po ashtu RTV Dukagjini reagon pas akuzave nga PDK e LDK

Ndaj kësaj ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve.

AGK ka thënë se me shqetësim po e përcjellë gjuhën linçuese të dy partive, LDK dhe PDK në drejtim të RTV Dukagjinit.

Sipas tyre, gjuha e tillë linçuese për AGK-në është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni ndaj kolegëve tanë gazetarë.

AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori