LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Në PDK askush nuk e mund Veselin

Haliti: Në PDK askush nuk e mund Veselin

Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së si dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur rreth inaugurimit të Hashim Thaçit president që nesër do të bëhet në Kuvendin e Kosovës në një seancë solemne të thirrur për këtë rast.

Haliti ka folur edhe në lidhje me krizën politike dhe si e sheh Haliti përfundimin e kësaj krize.


Sipas Halitit, kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka votat e duhura për të qenë në krye të PDK-së.

“Veseli është i pranueshëm nga organet e partisë dhe besoj se edhe në Konventën zgjedhore për kryetar të partisë, Kadri Veseli do të fitojë votat maksimale për të parin e PDK-së”, tha ai.

Ai madje ka potencuar se Veseli e ka edhe votën e tij.

“Edhe unë do ta mbështes”.

Haliti ka bërë të qartë se kandidatura e Veselit për të parin e PDK-së është tejet e fortë dhe e pamposhtur.

“Të kandidojë ka të drejtë secili, mirëpo kushdo që pretendon për kandidat të të parit të PDK-së nuk mund ta mposhtë në votim Veselin”.

“Edhe nëse unë do të konkurroja e di se cili do të ishte rezultati. Nuk kam bërë plane që të kandidoj për të parin e PDK-së. Veselin e njoh kohë të gjatë, dhe është njëri ndër bashkëpunëtorët e mi më të mirë. Propozimet e tij dhe vendimet e tij në momente të rëndësishme të Kosovës kanë qenë të sakta dhe të mira”.

Ai ka thënë se Thaçi ditën e 26 shkurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës është zgjedhur President sipas ligjeve të vendit.

“Hashim Thaçi si i zgjedhur president, do të jetë i obliguar t’i respektojë ligjet e kushtetutën e vendit. Ne e kemi të përcaktuar me kushtetutë mënyrën se si zgjedhjet presidenti, dhe Thaçi është zgjedhur në mënyrën e përcaktuar”.

Haliti ka thënë se për zgjedhjen e Thaçit sipas kushtetutës së Kosovës fjalëne fundit e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese.

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendimin se nuk ka pasur shkelje gjatë zgjedhjet së tij president”.

Sipas Halitit ndonëse Thaçi do ta marr postin si i pari i vendit, ai nuk do të mund që ta përfundojë krizën politike dhe ndasitë në mes të pozitës dhe opozitës.

“Jam skeptik që Thaçi mund ta bëjë bashkimin e pozitës dhe të opozitës, një bashkim të tillë që do ta dëshironin njerëzit. Por unë besoj se ai nuk do të ndalet së përpjekuri që ta bëjë këtë bashkim”.

Sipas Halitit largimi i ish liderit të partisë së tij, Thaçit nga PDK-ja pasi që tashmë është zgjedhur president i vendit, nuk e dobëson këtë parti.

“Largimi i Thaçit nga partia është një problem në vete, por autoriteti i Thaçit është i ngulitur te anëtarësia dhe kryesia e PDK-së”, tha ai.

“Besoj se Thaçi do të mbetet simpatizant i Partisë Demokratike edhe pas marrjes së detyrës president. Por kjo s’do të thotë se pas përfundimit të Thaçit ai nuk do të kthehet sërish në parti”.

“PDK-ja edhe me Thaçin edhe pa Thaçin është e forte. Thaçi nuk ka shkuar në hanë”, tha Haliti.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori