LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Duhet të ndryshojnë rregullat për zgjedhjen e presidentit

Haliti: Duhet të ndryshojnë rregullat për zgjedhjen e presidentit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Haliti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se presidenti duhet të jetë figurë unifikuese që duhet të ketë mbështetjen e së paku 2/3 e votave.

“Është herët për të shpallur kandidaturën për president. Si Ramushi ashtu edhe Hashimi nëse do të donte të rizgjidhej është herët pasi mandati aktual mbaron në mars të vitit të ardhshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se procedura e zgjedhjes së presidentit ka shumë të meta dhe sipas tij do të duheshin ndryshuar rregullat.

“E para unë kisha preferuar që të për zgjedhjen e presidentit të ndryshojnë rregullat. Të ndryshojnë me Kushtetutë. Pos kësaj, kandidati për president do të duhej nënshtruar një vettingu në mënyrë që të del i pastër nga korrupsioni, krimi i organizuar apo në raportet ndër njerëzore. Të gjitha kandidaturat do të duhej të kalonin përmes një komisionin vlerësues”.

Haliti ka thënë se PDK duhet të ketë kandidatin e vet për president por se këto çështje duhet të diskutohen në Kryesi.

Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se ende nuk kane diskutuar nëse Ramush Haradinaj do të ketë votat e kësaj partie në garën për president./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori