LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Po rrëshqasim drejt një diktature, gjuha e përdorur nga deputetët në opozitë i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës

Halimi: Po rrëshqasim drejt një diktature, gjuha e përdorur nga deputetët në opozitë i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas mbledhjes urgjente të së premtes që është thirr nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në të cilën raportonin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Halimi thotë se gjuha e përdorur nga deputetët e partisë në pushtet drejtuar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës është alarmuese, transmeton Telegrafi.


“Deri në fund të mandatit të këtij pushteti, rezultati i vetëm i arritshëm do të jetë, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura. E fatkeqësisht askujt nuk po i bëhet vonë, se si ky vend është duke rrëshqit komplet drejt një diktature, pasojat e së cilës ende s’i kemi ballafaquar e do t’i shohim më vonë, kur edhe mendimi do të jetë i kontrolluar! Veprimet e pushtetit janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale”, ka theksuar ajo.

AGK dhe shoqëria civile dënon ndërhyrjen politike në punën e KPM-së: Deputetët e LVV-së ushtruan presion ndaj anëtarëve të Komisionit
Lexo po ashtu AGK dhe shoqëria civile dënon ndërhyrjen politike në punën e KPM-së: Deputetët e LVV-së ushtruan presion ndaj anëtarëve të Komisionit

Tutje, në reagim Halimi ka shtuar se  “gjuha e qasja e deputetëve të partisë në pushtet drejtuar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës. E gjithë kjo dramë ndodhë si për ironi, në shtëpinë e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së
Lexo po ashtu ​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

“Hiç më pak se katër orë, një mbledhje e thirrur si e jashtëzakonshme nga disa deputetë të LVV-së nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është alarm që duhet të zgjojë vetëdijen e të gjithëve për tendencën e rrezikshme të partisë në pushtet që nëpërmjet fyerjes e atakimit të dinjitetit të individëve të disiplinojë dhe kontrollojë çdo lëvizje që nuk i përshtatet diktatit të tyre”, vijon reagimi.

Më tej, Halmi shton se “ky pushtet denigron integritetin e gjithsecilit, kjo është mënyra e vetme për të kap gjithçka, mbase të vetmen gjë që dinë ta bëjnë e erdhën në pushtet dhe tani po e mirëmbajnë atë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori