Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka marrë pjesë sot në konferencën me temën “Ndërtimi i një treguesi gjeografik për djathin e Sharrit”, e cila është organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë të Francës, si dhe nga organizata ndërkombëtare për bujqësinë në zonën e Mesdheut “CIHEAM-IAMM” dhe Instituti Kosovar i Pronësisë Intelektuale, e që është mbajtur në hotel “Nartel” në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, si dhe përfaqësues të organizatës “CIHEAM-IAMM” dhe IKPI-së.
Me këtë rast, Sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka vlerësuar organizimin e kësaj konference dhe ka thënë se mbrojtja e produkteve blegtorale dhe mbështetja e tyre në vazhdimësi po ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së këtyre prodhimeve, duke i bërë ato konkurrente edhe në tregun e huaj.
Krahas kësaj, ai ka treguar edhe për mbështetjen e ministrisë për sektorin e qumështit, duke përfshirë këtu edhe prodhuesit e djathit në vend, duke shtuar se mbështetja e MBPZHR-së do të rritet nga viti në vit, si përmes granave investive, ashtu edhe përmes subvencioneve.
Ndryshe, gjatë kësaj konference janë diskutuar edhe çështjet strategjike kryesore për zgjedhjet që duhet të bëhen për të mbrojtur djathin e Sharrit përmes një treguesi gjeografik dhe në këtë mënyrë të promovohet bujqësia baritore dhe zhvillimi rural në këtë rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City