LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Marrëveshje finale ka, është negociuar për 30 muaj

Halimi: Marrëveshje finale ka, është negociuar për 30 muaj

Analisti Fisnik Halimi thotë se Kosova nuk mund ta refuzojë një marrëveshje të ofruar nga Amerika pasi sipas tij nuk mund ta mbrojmë territorin pa ta.

Halimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova është e kërcënuar ushtarakisht nga Serbia.


“Fuqia jonë ushtarake është pothuajse zero. Nëse Amerika një ditë jep ndonjë sinjal për Serbinë, ata vijnë deri te lumi Ibër dhe ne asgjë nuk bëjmë. Ne nuk mund ta mbrojmë territorin tonë. Nuk duhet ta gënjejmë vetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se Serbia është e përmbajtur në raport me Kosovën vetëm falë prezencës së NATO-s e veçanërisht Amerikës.

“Pa Amerikën ne nuk mund të dalim e të pimë kafe as deri në Obiliq”.

Halimi thotë se Serbia ende nuk e ka ndryshuar politikën e jashtme e as nuk është denazifikuar.

“Vuçiqi nuk i ka ndryshuar konceptet e tij në politikën e jashtme, por ai Serbinë e ka zhvilluar ekonomikisht”.

Analisti thotë se Kosova ndodhet para akteve të kryera sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë.

“Marrëveshje finale ka. Ajo është negociuar për 30 muaj. Ata marrëveshje në tavolinë e kanë parë plotë palë. Disa do të përkrahin e disa jo”, deklaroi më tej Fisnik Halimi./Telegrafi/