LAJMI I FUNDIT:

“Hakmarrja Pokemon”, sulmon keq lojtarët në rrugë! Video)

“Hakmarrja Pokemon”, sulmon keq lojtarët në rrugë! Video)

Në Bazel të Zvicrës, një kompani e ka ngritur lojën Pokemon Go në një nivel tjetër.

Të veshur si Pikachu, ata kanë vënë në shënjestër lojtarët e këtij aplikacioni duke i qëlluar më pas me Poke Balls (top) gjigant, transmeton Telegrafi.


Në këtë video të çuditshme, shihen katër personat sulmues dhe viktima e parë që e pëson më së keqi, pasi shkaku i goditjes bie në ujë dhe laget i tëri. Por, nuk kalojnë lehtë as viktimat tjera.

Me anë të kësaj “loje” ata kanë dashur të ngenë grihet vetëdija se sa shumë po pengojnë këta lojtarë, teksa po lëvizin të pavëmendshëm në rrugë. /Telegrafi/