LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin stoli ari në një shtëpi në Barilevë

Vjedhin stoli ari në një shtëpi në Barilevë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se dy persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:10 në fshatin Barilevë, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur stoli ari. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/