Të gjithë ata që kanë Ferrari dhe vetura tjera të shtrenjta, duhet të kenë shumë kujdes
Forcat e rendit në Afrikën e Jugut, janë duke u marrë me një grup kriminal, që shënjestër i kanë makinat e reja nga Ferrari, transmeton Telegrafi. Ata po shfrytëzojnë një mënyrë sa të lehtë aq edhe dinake, që të vjedhin këto makina të çmueshme.
Zyrtarë nga Ferrari, kanë bërë të ditur se një llogari që po bën xhiro në Facebook, nuk është në pronësi të tyre dhe derisa po vazhdon të jetë e hapur, mund të jetë duke kryer vjedhje të ndryshme.
Nëpërmjet kësaj llogarie, ata po paraqiten si zyrtarë nga Ferrari dhe po i kontaktojnë personalisht pronarët që kanë makina të tilla, për t’i njoftuar për një përditësim të ri. Duke menduar se gjithçka është në rregull, ata po bien në kurth të këtyre hajnave.
Në shtëpitë e tyre, të nesërme janë paraqitur makinat për transportimin e veturave, të mbështjella me logot që dukeshin origjinale.
Atyre iu janë prezantuar edhe dokumentet që dukeshin si zyrtare, që pronari të nënshkruajë dhe ta dorëzojë veturën. Me të kryer krimin, veturës i është larguar sistemi GPS dhe të rënit në gjurmë të saj, është bërë e pamundur.
Një Ferrari 812 Superfast, që u vodh dhe u dërgua në Mozambikun fqinj, ku iu larguan të gjitha pjesët, ka qenë ndër të parat që u lajmërua si e vjedhur.
“Qendra kryesore e Ferrarit nuk e thërret askënd personalisht, për të njoftuar për përditësime të reja, apo se ndonjë lloj i veturave duhet të kthehet prapa. Mos bini pre e mashtruesve, që iu thërrasin, kinse për t’ju ndihmuar”, thuhet në reagimin që ka bërë Ferrari.
Raportohet se nuk janë vetëm veturat nga Ferrari, që kanë qenë pre e këtij mashtrimi, pasi njëjtë janë keqpërdorur edhe disa makina nga Audi dhe Toyota.
Deri më tani, autoritetet e sigurisë në Afrikën e Jugut, nuk kanë rënë në gjurmë të këtyre hajnave, ndërsa ka rrezik se ata mund të jenë duke bërë mashtrime të ngjashme dhe më tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Maserati bën histori - arrin shpejtësi rekord pa shofer fare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës