LAJMI I FUNDIT:

Hajdinaga: Taksa prej 15 euro për kosovarët që udhëtojnë për në Mal të Zi do të largohet nga muaji qershor

Hajdinaga: Taksa prej 15 euro për kosovarët që udhëtojnë për në Mal të Zi do të largohet nga muaji qershor

Ende nuk është larguar taksa për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi. Dy qeveritë janë duke punuar për finalizimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e taksës në vlerë 15 euro.

Kështu deklaron drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga i cili shton se e njëjta mund të eliminohet deri më 1 qershor.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar për një gjë të tillë, por që ai thekson se janë duke vazhduar takimet mes dy vendeve.

“Mendoj se diku në maksimum deri më 1 qershor kjo më nuk do të jetë në fuqi. Janë dy organet kompetente në takim të vazhdueshëm, sa kam marrë vesh dhe jam informuar, është dhënë një dritë jeshile edhe nga Qeveria e Kosovës. Draftet janë finale e sipër, pritet që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore për pranimin e këtij dokumenti dhe eliminimin e taksës”, deklaron për KosovaPress.

Drejtori i Organizatës Turistike në Komunën e Ulqinit, thotë se shpreson që ky sezon veror do të jetë më i mirë se vitin e kaluar.

Hajdinaga thotë se janë të gatshëm të presin mysafirë nga Kosova për këtë sezon.

“Ju e dini që vitin e kaluar e kaluar qeveria e Malit të Zi na ka mbyllur për arsye objektive shëndetësore, sivjet është gjithçka e hapur, ne kemi punuar për atë drejtim. Mendoj se çdo gjë është gati, jemi shumë të përgatitur. Mbi të gjitha diçka që është mirë të transmetohet, së shpejti do të marrim lajmet e mira e një barriere të kamotshme shumëvjeçare për të eliminuar pagesën e sigurinacioneve të makinave në kufi. Ka hyrë në fuqi që familjarët të vijnë me fëmijët e vet nën moshën 18 vjeçare me çdo dokument, i cili posedon edhe një fotografi, pa asnjë pengesë”, shprehet ai.

Mali i Zi nuk e heq taksën prej 15 eurove, kjo nuk i pengoi 7 mijë qytetarë të Kosovës të shkojnë në Ulqin
Lexo po ashtu Mali i Zi nuk e heq taksën prej 15 eurove, kjo nuk i pengoi 7 mijë qytetarë të Kosovës të shkojnë në Ulqin

Më tej, ai shton se janë duke punuar edhe për t’u eliminuar pritjet e shqiptarëve të Shqipërisë në pikën kufitare për Mal të Zi.

Hajdinaga flet edhe për masat kundër COVID-19 që janë aktualisht në fuqi.

“Këtu nuk është e obligueshme maska, ose ka qenë dhe është por nuk respektohet, sepse ka tolerancë në atë kuptim. Për çdo ditë që vije ka lehtësim në atë drejtim. Na gëzon fakti që shfatqja e regjionit në nivel ministror ka vendosur që të jenë të hapura. Sa i përket distancës, nuk ka nevojë për atë distancë. Çdo gjë është sikur ka qenë viteve të tjera. Pra, kemi orarin deri në orën 23:00, punojnë restorantet, deri më 24:00 është lëvizja. Por, prej nesër për shkak të festave do të jemi 24 orë të hapur”, njofton ai.

Madje, ai zotohet edhe se do të ketë zbritje në shërbimet për pushime për turistët kosovarë.

“Plazhistët, restorantet dhe hotelierët më kanë lënë të drejtën ekskluzive, por edhe ata do të prononcohen, do të shkojnë konform situatës që na ka goditur të gjithëve. Por, edhe konkurrencës që mund të kemi majtas apo djathtas. Pra, ulqinakët kanë vendosur që edhe pse kemi qenë destinacion i lirë t’i ulin çmimet, nuk mund të bienë përtokë. Mos më kapni për përqindje sepse sa pare, aq muzikë”, deklaron ai.

Sipas tij, numri i rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në Ulqin ka rënë në pesë. Sezoni turistike në këtë vend pritet të hapet së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori