LAJMI I FUNDIT:

​Hajdinaga: Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin

​Hajdinaga: Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin

Në mesin e shumë bizneseve që po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë, janë edhe nga Mali i Zi. Në Pallatin e Kongreseve në disa stenda po prezantohen biznese të hotelerisë së Ulqinit.

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga thotë se ky panair u jep mundësi të mirë të gjitha bizneseve për rimëkëmbje ekonomike.


“Ulqini dhe disa qytete të tjera të Malit të Zi, kemi stendën tonë, duke prezantuar vlerat që tanimë për Kosovën janë të njohura[…]është një numër i madh hotelierëve dhe njerëzve të biznesit të Ulqinit. Ne çmojmë komunikimin me shtetin amë, Shqipërinë por gjithsesi me Kosovë. Por kjo jep edhe një mundësi tjetër të komunikimeve tjera. Normalisht sepse komunikimi direkt jep rezultate konkrete “, thekson ai, transmeton KP.

Pas pandemisë, ai vlerëson se në këtë sezon, Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin.

“Me atë që janë lajmëruar 33 përqind të totalit të turistëve janë regjistruar që kanë ardhur nga Kosova. Unë mendoj se kalohet ajo që quhet në ekonomi shumica”, shprehet ai.

Ky është edicioni i 27-të i Panairit Ndërkombëtar të Biznesit. Kjo është hera e parë që marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare janë sponsor medial i këtij panairi. Të dy këto me stendat e tyre janë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar i Biznesit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori