LAJMI I FUNDIT:

Hajdari u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it

Hajdari u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, ku kanë bashkëbiseduar për gjendjen aktuale të punëtorëve dhe shërbimet që i bëjnë në këto kushte të emergjencës shëndetësore.

“Sindikalistet e njoftuan ministren në dytë, Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sindikalistët gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës, që të shpërblehen për punën e palodhshme që po e bëjnë.

Ministrja duke e marrë për bazë angazhimin e tyre në këtë kohë i falënderon punëtorët e KEDS-it, të cilët po punojnë 24 orë për të siguruar energji të pandërprerë për qytetarët tanë në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

Hajdari u premtoi atyre se së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre. /Telegrafi/