LAJMI I FUNDIT:

Hajdari për emërimin e anëtarëve të LVV-së në borde: Janë të përkohshëm e profesionistë, jo militantë partie

Hajdari për emërimin e anëtarëve të LVV-së në borde: Janë të përkohshëm e profesionistë, jo militantë partie

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka reaguar pas lajmeve se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë emëruar në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Hajdari ka thënë se është e vërtetë se Mentor Hyseni e Artan Dërmaku janë anëtarësuar së voni në LVV, por që ata nuk kanë ndonjë post në strukturat e partisë, transmeton Telegrafi.

“Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Kandidati i LVV-së për deputet në krye të Bordit të Ujësjellësit
Lexo po ashtu Kandidati i LVV-së për deputet në krye të Bordit të Ujësjellësit

Hajdari ka thënë se bordet janë të përkohshme dhe nuk do t’i zë vjeshta aty.

“Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët”, vijon shkrimi i saj.

Demi reagon ndaj Qeverisë: Po vazhdon degradimi i ndërmarrjeve publike me borde politike
Lexo po ashtu Demi reagon ndaj Qeverisë: Po vazhdon degradimi i ndërmarrjeve publike me borde politike

Ndryshe, Mentor Hyseni dje është emëruar drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kurse Artan Dërmaku drejtor në ndërmarrjen publike “Hekurudhat”./Telegrafi/

Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e…

Publiée par Rozeta Hajdari sur Vendredi 3 avril 2020