Hailey Bieber shfaqet provokuese me bikini jeshile gjatë pushimeve tropikale

Hailey Bieber ndezi rrjetin me një sërë fotografish të reja nga pushimet tropikale për ditëlindjen e 30-të të Kendall Jenner.
Supermodelja 28-vjeçare u shfaq me bikini jeshile, duke treguar linjat e saj perfekte, ndërsa mbante në kokë një shami ngjyrë vjollcë dhe unazën e diamantit që i kishte dhuruar bashkëshorti, Justin Bieber.
Në një nga fotografitë, çifti shihet duke shkëmbyer një puthje të ëmbël, që menjëherë mori vëmendjen e fansave, shkruan DailyMail.

“Po, po!”, shkroi Hailey në mbishkrim, ndërsa Justin komentoi me humor: “O Zot!”.
Edhe Kim e Kourtney Kardashian nuk ngurruan t’i shtypnin butonin “pëlqej”.

Kohët e fundit, Hailey është shfaqur gjithnjë e më aktive në rrjete, duke promovuar linjën e saj të kujdesit për lëkurën Rhode dhe koleksionin e ri të kufizuar për muajin e ditëlindjes.
Çifti Bieber aktualisht po shijon disa ditë relaksi në parajsën tropikale, pas një viti të ngarkuar me projekte dhe angazhime, ndërsa Hailey pritet të festojë ditëlindjen e saj të 29-të më 22 nëntor. /Telegrafi/


























































