LAJMI I FUNDIT:

Hahn tregon kur do ta njohin Kosovën pesë vendet e BE-së

Hahn tregon kur do ta njohin Kosovën pesë vendet e BE-së

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se Spanja dhe katër vendet e tjera të BE-së do ta njohin Kosovën kur ajo të ketë një marrëveshje me Serbinë.

“Pozicioni i përbashkët në BE është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose nuk importojmë paqëndrueshmëri. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm nga një perspektivë evropiane. Ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin shkurtin e kaluar dhe nga konkluzionet kryesore të tij është se ne do të pranojmë vetëm shtete e reja anëtare nëse ato kanë zgjidhur të gjitha konfliktet dypalëshe me fqinjët e tyre”, ka thënë Hahn për EL Pais, transmeton tch.


Më tej, Hahn ka deklaruar se kjo është arseja pse është e nevojshme një marrëveshje ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është çelës për rajonin.

“Ne duhet ta lehtësojmë dialogun midis dy vendeve. Unë shpresoj se pas kësaj ne jemi në një situatë ku ata nuk e njohin sovranitetin e Kosovës (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), pra që të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të ndërmarrin vendimet e tyre”, ka shtuar Hahn.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori