LAJMI I FUNDIT:

Johannes Hahn nesër në Kosovë, takon Haradinajn

Johannes Hahn nesër në Kosovë, takon Haradinajn

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn nesër do të vizitojë Kosovën.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hahn do të takohet me Haradinajn, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.


Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 16:45.

Ndërkaq, vizita e Komisionerit Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja./Telegrafi