LAJMI I FUNDIT:

Hahn flet për shkarkimin e Metës: Shqipëria larg negociatave

Hahn flet për shkarkimin e Metës: Shqipëria larg negociatave

Komisioneri në ikje për Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn e ka bërë të qartë se “Shqipëria është ende prapa në drejtim të hapjes së negociatave”.

Kjo pasi, sipas tij, qeveria ka probleme me dialogun, opozita mungon në Parlament si dhe thekson edhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


Ai thotë se brenda BE-së ka tjetër qëndrim për Maqedoninë e Veriut.

Fqinji ynë lindor duket më i favorizuar për të përfituar çeljen e negociatave në tetor.

Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ai theksoi se edhe pse për të dy vendet është ende duke u punuar për fillimin e negociatave, por ka shtuar se “nuk është sekret që vlerësimi për Maqedoninë e Veriut është më i mirë”.

“Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, tha ai.

Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit të Shqipërisë.

Në intervistë, Hahn thotë se një nga kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka filluar të ndryshojë retorikën e saj. Sidoqoftë, ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë qëndrim në mbledhjen e 18 tetorit të Këshillit Europian.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori