Gjykatësi Theodor Meron ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Perisic akuzohej për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në vitet 1990.


Me dënimin e shkallës së parë, në shtator të vitit 2011, atij i janë shqiptuar 27 vjet burgim.

Në aktgjykimin e shkallës së parë prokuroria nuk është ankuar, duke thënë se dënimi është i pranueshëm, por Perisic ka thënë se ndihma e tij logjistike për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të barazohet me ndihmën në krimet e luftës, transmeton REL.

Gjykimi i Perisicit ka nisur në tetor të vitit 2008. /Telegrafi/