Ish kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka pranuar se mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-kryeministrit Bukoshi ka pasur një periudhë të ftohjes së marrëdhënieve.
Madje ka thënë se ka pasur tendencë ta largonin Rugovën nga skena.
“Raportet mes ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, dhe presidentit Rugova, kanë filluar të zbehen nga fundi i vitit 1993. Në vitin 1994 kishte turbulence politike për të ndryshuar udhëheqjen që kishte vendosur Ibrahim Rugova dhe Bukoshi ishte adhurues i këtij grupi tjetër”, deklaroi Hafiz Gagica.
Duke folur për zhvillimet aktuale brenda LDK-së Gagica tha se nuk e përkrah Isa Mustafën për kryetar të partisë me arsyetimin se ai është inkuadruar vonë në parti dhe nuk i ka dhënë kontribute.
“Kundërshtia ime për Isa Mustafën është se në parim nuk mund të jetë kryetar partie një njeri që nuk ka ecur një kohë me partinë dhe që kontribuar një kohë për të. Partitë nuk mund të jenë si ato bahçet që kanë ekzistuar në Shqipëri”, shtoi më tej Hafiz Gagica.
Gagica ka folur edhe për organizimet dhe trajnimet e grupeve të para të UÇK-së, e gjithashtu edhe për fondin e 3%, për të cilin tha se duhet të jap përgjegjësi ish kryeministri Bukoshi dhe ministri i atëhershëm i Financave, Isa Mustafa.
Intervistën e plotë të Hafiz Gagicës ndiqeni sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në 20:30 në RTV Dukagjini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'