LAJMI I FUNDIT:

Habitet me dushin e hotelit, hidhte ujë në formën më të pazakontë (Video)

Habitet me dushin e hotelit, hidhte ujë në formën më të pazakontë (Video)

Mike McKee ka qenë në një hotel në Xi të Kinës, ku dushi hidhte ujin nga pjesa e sipërme, direkt e në dritën e ndezur.

Vizitori dëgjohet duke thënë se ‘do t’ju tregojë mënyrën kineze të instalimit’, para se të aktivizonte pajisjen e banjës, transmeton Telegrafi.


Dushi i dorës rridhte si duhet, por kur u ndez pjesa që duhej të ishte si shatërvan, aty dolën në pah lëshimet e punë kryerësit.

Për më keq, uji hidhej për ndriçues, duke rrezikuar të shkaktonte ndonjë lidhje të shkurtër. /Telegrafi/