LAJMI I FUNDIT:

Gwyneth Paltrow në kreacionin perfekt për festat e fundvitit!

Gwyneth Paltrow në kreacionin perfekt për festat e fundvitit!

E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, fituesja e famshme e çmimit Oscar, Gwyneth Paltrow, publikoi një edicion që ia vlen për sezonin e festave të Vitit të Ri

Pasi u shfaq në sfilatën e shtëpisë së modës Gucci me kostumin e kuq që kishte veshur 25 vite më parë, 49-vjeçarja Gwyneth Paltrow tani ka përgatitur një surprizë të re mode, transmeton Telegrafi.


Gjatë paraqitjes në emisionin e Jimmy Kimmel, aktorja dhe sipërmarrësja 49-vjeçare ka deklaruar se sa e gatshme është për festat e reja me stilin e saj.

Fustani i saj i zi me një dekolte të thellë dhe shtimin e thekoneve shumëngjyrëshe, vezulluese është firmosur nga stilisti Christopher John Roger, ndërsa ajo e rrumbullakosi këtë kreacion shkëlqyes me këpucë po aq efektive – pantofla kadife blu me taka të ulëta.

Siç ka treguar kreatori i këtij fustani spektakolar, për dukjen e Gwyneth Paltrow në emisionin e Jimmy Kimmel është përkujdesur stilistja e njohur Elizabeth Saltzman që së shpejti do të dalë në shitje.

Si ju duket ky edicion i bukuroshes Gwyneth?

/Telegrafi/