LAJMI I FUNDIT:

Guvernatorja e Iowas: Duhet të zgjerojmë marrëdhëniet tona ekonomike me Kosovën

Guvernatorja e Iowas: Duhet të zgjerojmë marrëdhëniet tona ekonomike me Kosovën

Guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds ka thënë se duhet të zgjerohet bashkëpunimi ekonomik dhe të rritet shkëmbimi i njohurive e praktikave me Kosovën.

Rejnolds gjatë takimit me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka pranuar potencialin e konsiderueshëm për tregti dhe investimet dypalëshe.


“Ky ka qenë një udhëtim i shpejtë, por i mrekullueshëm në Kosovë. Jam e nderuar që jam këtu sot dhe do të vazhdoj partneritetin tonë edhe për 10 vite të tjera. Ne duhet të zgjerojmë marrëdhëniet tona [ekonomike] me Kosovën. Iowa krenohet me një fuqi punëtore të kualifikuar dhe renditet e treta në vend. Ne kemi ulur katër herë tatimet dhe vazhdimisht kërkojmë mundësi për të mbështetur qytetarët tanë tatimpagues. Kjo ka qenë arritja jonë në katër vitet e fundit”, tha Reynolds.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i OEAK-ut ka theksuar angazhimin e përbashkët për nxitjen e rritjes ekonomike, forcimin e partneriteteve dhe nxitjen e bashkëpunimit.

“Derisa shënojmë dhjetëvjetorin e partneritetit shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas, kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë. Është një rast për kremtim, por edhe reflektim për të arriturat tona të deritanishme”, tha Zeka.

Arianit Fazliu, anëtar i Bordit të OEAK-ut ka treguar arsyet e investimit në vend.

Faziu ka përmendur popullatën e re, sistemin e përballueshëm të taksave, kostot e ulëta operative, sektorin e sigurt bankar dhe mjedisin e favorshëm të biznesit si arsyet kyçe për të investuar në Kosovë. /Telegrafi/