LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Mehmeti priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Guvernatori Mehmeti priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Sipas njoftimit për media, Guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin Heldt për zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.


Gjithashtu, Guvernatori njoftoi ambasadorin Heldt për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiar, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.

Në njoftim thuhet se Guvernatori Mehmeti falënderoi ambasadorin dhe shtetin gjerman për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes asistencave teknike, posaçërisht të GIZ-it gjerman, që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në harmonizimin e rregullativës financiare me standardet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt shprehu kënaqësinë për kontributin që Gjermania ka dhënë në avancimin e punës dhe funksioneve të BQK-së, duke potencuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje./Telegrafi/