Giorgio Chiellini është nga të paktë futbollist që mendon se çfarë do të bëjë pasi ta lë futbollin. Ai ka kryer masterin në Universitetin e Torinos.

Pak futbollist vendosin që ta mbarojnë fakultetin në kohën kur janë në kulimin e karrierës, duke u koncentruar vetëm në futboll.


Por kjo nuk blen për Chiellinin, i cili pas mbarimit të fakultetit vendosi ta kryej edhe masterin në qytetin ku jeton.

Lojtari i Përfaqësueses së Italisë dhe Juventusit, është prej mbrojtëseve më të mirë në botë ka mbaruar Masterin në Menaxhment dhe Ekonomi.

chillo 2 Chiellini pas diplomimit

Dhe tema që kishte zgjedhur kishte të bënte me Juventusin.

32 vjeçari për temë kishte Modelin e Juventusit për biznes në planin internacional.

Ai këtë e mbrojti para mentorit Pietro Paolo Biancone.

chillo 1 Chiellini tashmë me master me Shkencat Ekonomike dhe Menaxhment

Chiellini e postoi një foto ku tregoi se ka mbaruar studimet.

“Fino alla fine (Deri në fund). . Kjo moto më shoqëron mua në fushë dhe gjatë këtyre viteve në libra. I lumtur që u diplomova!”, ka shkruar Chiellini.

Juventus shpejtë e uruan Chiellinin në arritjet e tij pas ceremonisë.

chillo 3 Tema e Chiellinit

Vëmendje e Chiellini tani do të kthehet për ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Chievos.

Skuadra e Massimiliano Allegri janë aktualisht gjashtë pikë para Romës në rrugën për ta siguruar titullin e gjashtë radhazi në Itali. /Telegrafi/

telegrafi sport app