Gurabija të buta me djathë: Përgatiten për më pak se gjysmë ore!

Provoni recetën për brumë në kombinim me erëzat të cilat japin shije të përsosur Përbërësit:- 2 vezë;- 2 lugë kripë;- 250 gramë jogurt;- 150 gramë djathë të freskët;- erëza sipas dëshirës (rozmarinë, borzilok...);- 200 gramë djathë të fortë të grirë në rende;- 1 qese pluhur për ëmbëlsira;- 450 gramë mielli;- 20–30 gramë lakra turshi sipas dëshirës.
Përgatitja:
• Vezët, kripën, jogurtin dhe djathin e freskët bashkoni në një enë.
• Shtoni djathin e grirë në rende, erëzat dhe pluhurin e ëmbëlsirave dhe sërish përzieni.
• Shtoni miellin disa herë deri sa ta ngjishni.
• Është e mundshme që të jetë për ndonjë gram më tepër apo më pak, mirëpo është me rëndësi të bëni brumë të mirë i cili mund lehtë dhe pa ngjitje të mëdha të përhapet në tavolinën e punës.
• Ndani brumin në katër pjesë dhe secilën pjesë përhapeni në 0.5 – 1 cm trashësi.
• Pritni dhe fërgojeni në vaj të nxehur nga secila anë derisa të skuqen. /Telegrafi/


















































